Ahmeti: Shkruajmë historinë, votojmë”për “ të ardhmen
Bashkimi Demokratik për Integrim ka zhvilluar mbrëmë takime me qytetarët e Prespës dhe Manastirit. Kreu i Integristëve, Ali Ahmeti...

Bashkimi Demokratik për Integrim ka zhvilluar mbrëmë takime me qytetarët e Prespës dhe Manastirit. Kreu i Integristëve, Ali Ahmeti ripotencoi rëndësinë e antarësimit të vendit në NATO dhe BE.
Duke qenë pjesë e aleancës Veri-Atlantike, Maqedonia bëhet shtet më i fortë, më i respektuar . Jashtë Aleancës dhe jashtë Bashkimit Evropian sigurisht që e kthejmë pas historinë, tha Ahmeti.
“Jemi bashkuar shqiptar dhe maqedonas për një qëllim të përbashkët që në këtë referendum të votojmë për ardhmërinë e brezave tanë pa dallim religjioni pa dallim kombi dhe kjo është e arritur. Me 30 shtator jo vetëm që të votojmë për ndryshimin por me 30 shator të votojmë për paqen, stabilitetin, sigurinë votojmë për ardhmërinë. Ky është momenti historik se a do ta dërgojmë vendin përpara apo do e lëmë pas. E kaluara është e dhimbshme ajo s’duhet të përsëritet assesi. E kaluara, e ngarkuar me luftëra e konflikte me vrasje e masakra. Kush fitoi nga ajo e kaluar? Fituan ata që kërkonin lirinë dhe tani ne që e fituam lirinë nuk duhet të lejojmë që liria jonë të rrezikohet në momente historike. Unë assesi nuk dyshojë se me 30 shtator shqiptarët do të votojnë për Maqedoninë Evropiane”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Aktivitet për informim të qytetarëve në lidhje me referendumin pëe emrin që do të mbahet me 30 shtator do të vazhdojnë me takimet në qytetin e Ohrit dhe Strugës.
