Maqedoni
Sela: Të tregojmë se jemi aleatë të perëndimit
15.09.2018 14:43
ASH mbajti një takim me strukturat partiake dhe simpatizantët e këtij subjekti politik për çështjen e referendumit...

Kryetari i kësaj partie Zijadin Sela i ftoi qytetarët që më 30 shtator ti japin mbështetje opcionit për në NATO dhe BE.
“Të gjithë ata që na besojnë, këtë proces ta marrin me seriozitet, të dalin e të japin votëne tyre për. Më 30 shtator është dita kur shqiptarët do të jenë më të lirë, e do të funksionojnë rregullat e demorkacisë me respektim të standardeve të vendeve demorkatike . Të tregojmë se ne jemi pro NATOs dhe shteteve demokratike dhe ata ta dinë se ne shqiptarët jemi aleatët e tyre”, u shpreh kryetari i ASH-së, Zijadin Sela.
Nuk ka asnjë dilemë se ASH do ta mbështesë referendumin për në NATO dhe në BE sepse ai është amaneti i parëve tanë, të rreshtuar gjithnjë pro perëndimit, tha lideri i ASH Zijadin Sela, duke shtuar se integrimi euro-atlantik do ti sjellë vendit siguri në investime dhe reformat e domosdoshme në institucionet e shtetit.
SHABAN DALIPI
