Mickovski: Nuk do ta pranojmë kapitullimin si fitore
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski mbrëmë ka realizuar takim me qytetarët në Komunën e Berovës...

Ai para qytetarëve potencoi se LSDM, edhe pse para zgjedhjeve premtoi se do të sjell jetë për të gjithë qytetarët,jo vetëm që nuk e bënë atë por tani të gjithë qytetarëve ua bëri jetën më të rëndë.
Ai u apeloi të gjithë qytetarëve të Maqdonisë të mos bien pre e shtypjes për të ruajtur dinjitetin e tyre dhe mos ti lejojnë Zoran Zaev të realizjë atë që ka ndërmend shumë më herët, që të shkatërrjë kombin dhe shtetin e vet.Ai tha se Zaev me ndërrimin e emrit të shteti mundohet që të ruaj karrikën e tij.
“E dimë që marrveshjen që e nënshkruajti Qeveria e LSDM-së me fqiun tonë jugorë nuk është aspak gjë e mirë , nuk është kompromis por kapitullim dhe për këtë qëllim tham se nuk mund të pranojmë kapitulimin si udhëheqje, nuk mundet që humbjen ta panojmë si fitore dhe qëndrimi jonë është një dhe I ndryshueshëm dhe ajo është se për VMRO-DPMNE-kjo marrveshje kapituluese nuk është e pranueshme”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Mickovski para qytetarëve të Berovës tha se janë larguar investitorët e huaj dhe kanë shkuar në vendet fqinjë ,ndërsa mungojnë edhe investitorët vendorë.
Ai e quajti gënjeshtër mundësinë për pagën e 13 ,duke pasur parasysh se biznesi nuk është I avansuar por është në gjunjë.
Bruto prodhimi vendos vazhdimisht po bie,Ekonomia e Maqedonisë shtë në fund të asaj në Evropë.Prej ku do të gjejnë para për rrogën e 13-të,ato më vështirsi I sigurojnë këto 12 ,e jo më të japin diçka plotësuese tha Mickovski.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
