Vendimet gjyqësore për lëndët e PSP- së, Selmani: Dënimet të jenë kapitale; Asllani: Gjykatat sjellin vendime në bazë të dëshmive
Për tu rikthyer besimi i qytetarëve tek drejtësia nevojiten dënime kapitale ndaj të dyshuarve që akuzohen në lëndët e PSP së...

Kështu vlerëson Analisti Bashkim Selmani, sipas të cilit duke vëzhguar proceset gjyqësore është fituar bindje tek opinioni se gjyqësori ndaj keqbërësve poltikë deri më tani është sjellur në mënyrë përkëdhelëse.
Sipas tij, vetëm përmes dënimeve kapitale do të arrihet të kthehet besueshmëria tek sistemi gjyqësor, dhe nëse ndodh e kundërta do të ketë fundosje të sistemit gjyqësor.
“Dënimet që duhet të jenë kapitale nuk i shohim vetëm si fajësi e individëve por kjë oshtë një fajësi kolektive ,që iu është shkaktuar qytetarëve në Maqedoni qoftë nga varfëria pozita e palakmueshme ekonomike, politike, shoqërore dhe vet katrahura e shtetit u bë nga këto njerëz .Presim edhe ne si opinion që ndaj kytere personave të ketë dënime kapitale si dënime edukuese dhe riedukuese, që kushdo që do merret me politikë që në të ardhmen të mos veprojë të shqetësojë të ardhmen dhe sigurinë e shtetit”, u shpreh analisti politik Bashkim Selmani.
Ndërkohë për të dyshuarit të cilët akuzohen nga PSP për vepra të caktuara penale, Avokati Mefail Asllani vlerëson se roli i trupit gjykues është që të sjellë vendime në bazë të dëshmive që prezentohen andaj gjithçka varet nga volumi, sa dëshmitë do të jenë të mjaftueshme për vendimin të caktuar të cilin e kërkon Prokuroria ndaj të dyshuarit.
Ndërkohë sa i përket asaj se a pritet vendim i drejtë i Gjykatës Penale për vendimin e shkallës së parë ndaj ish Kryeministrin Gruevski, i cili parashikon burg prej 2 vjet e gjysëm, avokati Mefail Asllani ,vlerëson se akuza për ta arsyetuar vendimin për dënim të Gruevskit, është e dëshmuar me prova të mjaftueshme.
“Mendoj se nuk ka hapësirë të madhe Gjykata e Apelit të mos ta vërtetojë këtë vendim gjyqësor mendoj se vet akuza është e dëshmuar me prova të bollshme dhe jep hapësirë cilës do instancë gjyqësore që të arsyetojë vendimin e marrë... konkretisht dënimin e ish Kryeministrit. Roli i trupit gjykues është që të sjellë vendim në bazë të dëshmive të cilat i prezentohen, në këto raste dëshmitë prezentohen nga PSP e cila mbron akuzën, Tani a janë të mjaftueshme ato dëshmi për kualifikimin e veprave që janë në aktakuzë nuk është profesionale të flasim se nuk jemi të njoftuar në hollësi me dëshmitë në aktakuzë”, theksoi avokati Mefail Arsllani.
Avokati Asllani, më tej shton se beson në Gjykatën dhe profesionalizmin e saj dhe nëse do ketë dëshmi të bollshme do merren vendime të duhura dhe reale.
FLUTURA LATIFI-TOPOJANI
