Referndumi, Deralla: Gjuha e urrejtjes e papranueshme
Qendra për liri Civil vlerson se megjithë mangësitë në Kodin Zgjedhorë, dhe problemet të cilat i ka regjistri zgjedhorë Maqedonia po shkon drejt realizimit të referendumit...

Xhabir Deralla nga organizata CIVIL, e cila është e akredituar për mbykqyrjen e proceseve deri në përfundim të referendumit, për TVM2 thotë se procesi po rrjedh por me probleme.
Në teren vërehet një dukuri e papranueshme e që ka të bëjë me gjuhën e urrejtjes thotë Deralla.
“Dukuria e gjuhës së urrejtjes është një paraqitje e fuqishme e organizuar me çka gjuha e urrejtjes, thirrjet për dhunë, sjellja destruktive janë pjesë strukturave të cilat përpiqen ta pengojnë referendumin të zhvillojnë një luftë kundër tendencave dhe orientimit të këtij vendi. Kjo përbën një dukuri e cila nuk është e pranuseshme per ne si organizatë që merremi me liritë dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Xhabir Deralla nga organizata CIVIL.
Civil, veç gjuhës së urrejtjes ka hasur edhe në probleme të tjera në treren.
“Ajo që kemi hasur gjithashtu në teren , se ekzistojnë dy raporte nga dy komuna të ndryshme cilat nuk do t’i zbulojmë për çështje të arsyeshme.Vërehet një tendencë apo pregaditje tua marrin dokumentat personale siç janë letërnjoftimi dhe pasaporta nga një pjesë e qytetareve me qëllim që të pengohen për të votuar. Kjo është një situatë për të cilën kemi alarmuar opinionin ndërkombëtarë dhe organizatën ndërkombëtare e cila merret me mbykqyrjen e referndumit ODIHR”, theksoi Deralla.
Referendumi është caktuar për më 30 shtatorë.
NAIM RAMADANI
