Rasti “Monstra”: Kërkohet ekstradimi i dy të arratisurve
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përmes një letre drejtuar autoritetetve në Kosovë...

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përmes një letre drejtuar autoritetetve në Kosovë, kërkon esktradimin e dy të arratisurve të dënuar për rastin “Monstra”, Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviq.
Në letër kërkohet që të pandehurit, të akuzuar për vrasjen e katër të rinjve dhe një peshkatari gjashtë vjet më parë pranë liqenit të Smilkovës, të kthehen në Maqedoni.
Deskoska garanton që të dy të arratisurit, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, do të kenë një gjykim të drejtë pavarësisht se cilit komunitet i përkasin.
“Vepra penale për të cilin akuzohen Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç nuk është një vepër politike, ushtarake apo fiskale. Shprehja e lirë e përkatësisë etnike, sundimi i ligjit, respektimi i normave përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare janë vlera themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Të gjithë qytetarët para kushtetutës dhe ligjeve janë të barabartë dhe garantojnë mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar”, thuhet në letër.
Si argumente për gjykim të drejtë, DEskovska në letër komenton raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2017-të të publikuara nga Departamenti i SHBA-ve dhe raportin e KE-së për Maqedoninë këtë vit. Kërkesa për ekstradim autoriteteve kosovare u është dërguar edhe para 5 vitesh, por atëherë nuk u mor parasysh.
