EBOLA

Ebola, Liberia shpall gjendje të jashtëzakonshme

07.08.2014 18:19

Presidenti i Liberisë Ellen Johnson Sirleaf u shpreh se është e nevojshme të merren masa të jashtëzakonshme për të dalë nga kjo situatë tejet e rënduar dhe e rrezikshme.....

Liberia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 90 ditë pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës të Ebolës.

Presidenti i Liberisë Ellen Johnson Sirleaf u shpreh se është e nevojshme të merren masa të jashtëzakonshme për të dalë nga kjo situatë tejet e rënduar dhe e rrezikshme.

Ai shtoi se varfëria, kultura dhe praktikat fetare vazhdojnë të ndikojnë negativisht në përhapjen e sëmundjes.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po diskutojnë  situatën e krijuar nga shpërthimi i virusit në disa shtete të Afrikës për të vendosur  nëse do të shpallet një emergjencë shëndetësore globale. Ebola është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse të njohura për njerëzit.

Rreth 90% e personave të prekur nuk arrijnë të mbijetojnë. Deri tani kanë vdekur më shumë se 930 njerëz në Guine, Sierra Leone dhe Nigeri.