Maqedoni

Roth: Mendoni për ardhmërinë e gjeneratave të reja; Osmani: Perspektiva europiane, garanton të ardhmen

15.09.2018 16:17

Qytetarët e Maqedonisë në referendumin që paraprin, duhet të tregojnë guxim dhe sinjal të qartë për Antarësim në BE dhe NATO...

Qytetarët e Maqedonisë në referendumin që paraprin, duhet të tregojnë guxim dhe sinjal të qartë për Antarësim në BE dhe NATO, porositi Ministri shtetëror për Evropë pranë Ministrisë së jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth.

Ai gjatë panel diskutimit në temë” Multietnikë dhe të ndryshëm, por jetesë e njejtë sipas vlerave europiane”. Bashkë me zv/kryeministrin Bujar Osmani, ata potencuan se perspektiva evropiane garanton një të ardhme më të mirë për të gjithë, posacërisht për të rinjtë..

“Këtu jam përshkak të të rinjëve ,I di pritjet e tyre.Ka një pjesë të qytetarëve të cilët dyshojnë apo nuk janë të kënaqur me me kompromisin e arritur ,por të gjithë ata para se gjithash duhet të mendojnë në ardhmërinë e gjeneratave të reja”, u shpreh ministri shtëtëror pranë MPJ-së së Gjermanisë, Mihael Roth.

“Maqedonia i bën përgaditjet e fundit për antarësim në Nato dhe BE, që do të garantojë paqe për 100 vitet e ardhëshme,do të garantojë prosperitet ekonimik, do të mundësojë të rinjtë të qëndrojnë këtu, do të mundësojë vende të reja pune, paga dhe standart më të lartë”, theksoi zv/kryeministri Bujar Osmani.

Osmani potencoi se vendi është para shancit historik ku seicili prej qytetarëve personalisht mund të kontribuojë për një të ardhme më të mirë. E kjo e ardhme sipas tij nuk mund të garantohet pa perpektivën europiane.

FLORIJE BELULI-KAMBERI