Maqedoni

Mbështetje për procesin eurointegrues, Basha takon politikanët shqiptarë në Strugë

15.09.2018 17:06

Vazhdojnë vizitat e ndëkombëtarëve në mbështetje të integrimit euroatlantik të Maqedonisë...

Sot në Strugë qëndroi kryetari I PD-së Lulzim Basha për tu takuar me krerët e partive shqiptare dhe për të dhënë mbështetjen e opozitës shqiptare për rrugëtimin euroatlantik të Maqedonisë.

Bashan ë takimet që zhvilloi me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, atë të PDSH-së, Menduh Thaci, krerët e dy lëvizjeve Besa , Afrim Gashi dhe Bilall Kasami dhe kreune ASH-së Zijadin Sela, shprehu mbështetje për për proceset integruese në NATO dhe BE, që janë interes i përbashkët i të gjithë shqiptarëve dhe rajonit në tërësi.

Në Shkup do të qëndrojë sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis , eurokomisionieri Johanes Hahn, Ministrja e Mbrojtjes së Italisë, Elizabeta Trenta, shefi i diplomacisë së Gjermanisë, Hajko Mas, më pas edhe përfaqësues të Senatit të Francës.