Ndryshimet kushtetuese, Zaev: Janë logjike, do bëhen pas referendumit
Ndryshimet kushtetuese që vendi duhet të bëjë pas përfudnimit të referendumit, janë ndryshime logjike thotë kryeministri Zaev...

Ndryshimet kushtetuese që vendi duhet të bëjë pas përfudnimit të referendumit, janë ndryshime logjike thotë kryeministri Zaev, duke spjeguar se të njejtat do të prekin preaumbulën dhe nenet 3 dhe 49 të Kushtetutës.
“Ndryshimet do të bëhen në nenet 3 dhe 49 dhe në preambulë. Në preambulë, do të forcohen vetëm vendimet e KAÇKM-së, për liri, demokraci, barazi midis qytetarëve, sepse këto ishin pjesë e bashkimit në luftën e atëherëshme kundër fashizmit. Në nenin 49 që ka të bëjë me diasporën, e dini se Maqedonia ka një diasporë që përbëhet nga maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë dhe sigurisht që do ta riadaptojmë ashtu siç ësht ënë Evropë, te është shkuar pak më thellë dhe mund nxis në të ardhmen iredentizës ose provokime të caktuara po gjithsesi do ta përshtasim siç ësht ënë vendet anëtare të BE-së se si shteti do të kujdeset për diasporën”, u shpreh kyreministri Zoran Zaev.
Ndryshimi logjik , sipas tij, qëndron në ndërrimin e emrit Republika e Maqedonisë, me Republika e Maqedonisë së Veriut. Aty ku shkruan maqedonas/maqedonase, ashtu do të mbetet, sigurisht nuk do të ketë asnjë ndryshim aty ku shkruan maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët etj. Ndryshimet do të publikohet nga komisionet parlamentare të cilat punojnë në to,pas referendumit dhe shpalljes së rezultateve.
“Ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin, janë shumë logjike. Unë besoj se prezantimi do të bëhet sapo të krijohen komisionet e organeve shtetërore që do të punojnë me ndryshimet kushtetuese. Nuk mund të fillojmë tani me procedurat formale jurikdike , sepse kjo do të thoshte se ne prejudikojmë vullnetin e qytetarëve . Unë do të doja që tani t’ju tregoj si do të duken këto ndryshime, por kjo do të ndikonte vullnetin e lirë të votuesve dhe ata vërtetë duhen lënë të vendosin me vullnet të lirë në këtë moment”, theksoi Zaev.
Pasi të dihet rezultati i referendumit për emrin, komisioni parlamentar që punon për këto ndryshime, do ti bëjë publike të njejtat.
Fillimisht kuvendi duhet të sigurojë 2/3 e votave për të votuar raportin e komisionit për ndryshimet kushtetuese, më pas do të zhvillohet një debat 30 ditor, i ndjekur nga një votim me shumicë të thjeshtë, pason një tjetër debat dhe votimi I radhës për të cilin sërisht duhen 2/3 e votave.
I pyetur se çfarë mendon për nismën për Kushtetutshmërinë e referendumit, Zaev theksoi se nuk ka dyshime për këtë proces të filluar nga kuvendi, por kompetent për të dhënë përgjigje në këtë pyetje sipas tij, është Gjykata Kushtetuese.
SHPËTIM NUREDINI
