VMRO-DPMNE: Përgjegjësi penale nga Zaev, për blerje të votës
Opozitarja VMRO akuzon prokurorinë publike se nuk po ndërmer asnjë veprim edhe pse kanë kaluar dy ditë që kur kryeministri Zaev...

Opozitarja VMRO akuzon prokurorinë publike se nuk po ndërmer asnjë veprim edhe pse kanë kaluar dy ditë që kur kryeministri Zaev pranoi haptas në një miting me qytetarët, se mbështet madje edhe ofron mito për qytetarët në këmbim të daljes në referendum.
VMRO kërkon që organet kompetente, të ngrenë procedurë kundër kryeministrit sepse sipas tyre, deklarata e tillë e Zaevit, është vërtetim për vepër penale e cila nga sistemi I drejtësisë në Maqedoni, përfshihet në të paktën 4 ligje.
VMRO perkujton se cdo qytetar duhet të jetë I lirë të votojë sipas vullnetit të lirë dhe Cdo shantazh, kërcënim apo mito e premtuar, më saktë shpërblim në këmbim të votës, është vepër e rëndë kriminale përmes së cilës manipulohet vullneti I votuesve.
“Kaluan disa ditë që kur kryeministri Zaev, në një miting të hapur ftoi biznismenët që të motivojnë me para punëtorët, që të votojnë “për“ në referendum, duke dhënë edhe emrin e pronarit të një firme që ka premtuar se do ta bëjë një gjë të tillë. Në një shtet ligjor, për të hequr të gjitha dyshimet për manipulime, kryeministri Zaev deri tani do të ishte thirur në bisedë , bashkë me pronarin e kompanisë, dhe do kishin filluar hetimet duke marrë në pyetje edhe të punësuarit , prej të cilëve ekzistojnë deklarata se përballen me presione. për fat të keq, prokuroria publike nuk reagon për këtë blerje të votës. Referendumi që ndryshon emrin Kushtetues, në Republika e Maqedonisë Veriore, mbahet për më pak se 15 ditë. Prandaj reagimi I shpejtë I Prokurorisë , është thelbësore për të ndaluar vazhdimin e veprës penale nga Zaev , për ta parandaluar në qëllimin për të ofruar dhe blerë votën e lire”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
