Botë
Fluturimi i parë i “Air Albania”
15.09.2018 19:23
Kompania e parë ajrore shqiptare “Air Albania” sot e pati fluturimin e parë...

Aeroplani "Airbus 319", fluturoi nga aeroporti ndërkombëtar në Tiranë në drejtim të Stambollit, ndërsa udhëtarët e parë ishin studentët dhe maturantët.
I pranishëm në këtë ceremoni, ishte kryeministri shqiptar Edi Rama.
"Studentët e ekselencës janë këmba më e mbarë për të nisur historinë e fluturimeve të kompanisë së parë ajrore shqiptare, deklaroi kryeministri Rama.
Rama paralajmëroi ndërtimin edhe tre aeroporteve në Shqipëri edhe atë në Kukës, Sarandë dhe Vlorë.
Rama, paralajmëroi se do të vendosen fluturime nga Tirana deri në Shkup, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Zagreb, Milano dhe Londër./mia
