Maqedoni
Mot me diell me erë mesatare veriore
16.09.2018 12:11
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me erë mesatare veriore...

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej shtatë deri 16, ndërsa temperatura e ditës do të lëviz prej 23 deri 33 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 6.
Në Shkup mot me diell me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 12 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 30 gradë.
Vazhdon periudha e motit stabil, të thatë dhe relativisht të ngrohtë me temperatura ditore të zakonta për këtë periudhë të vitit./mia
