“Monstra“, këshilli organizativ me kërkesë të re
Ata kërkojn që ministri Jashari të deklarohet në lidhje me të dënuarit në rastin monstra si dhe dënimin e protestuesve me nga 3 vite burg…..

Këshilli organizativ i protestave kundër rastit “Monstra”, krahas kërkesave për dorheqjen e Prokurores, Gjykatësit, Ministres së Punëve të Brendshme si dhe lirimin dhe dëmshpërblimin e 6 të dënuarve me burg të përjetshëm, shpalosën edhe një kërkes të re drejtuar Ministrit të Drejtësis Adnan Jashari.
Ata kërkojn që ministri Jashari të deklarohet në lidhje me të dënuarit në rastin monstra si dhe dënimin e protestuesve me nga 3 vite burg.
“Kërkojm lirimin e menjëhershëm të 6 shqiptarëve të pafajshëm të dënuar me nga 3 vite burg, ku gjykata edhe një herë dëshmoi se sështë antishqiptare dhe e mkorruptuar dhe e politizuar skajshmërisht. Kërkojm që në situata të këtilla ku një popull I tërë ngrihet në këmbë duke dëshmuar se në Maqedoni nuk funksionon ligji dhe drejtësia shteti doemos të lejoj dhe mundësoj mbykqyrje permanente edhe nga përfaqësues ndërkombëtar mbi sistemin juridik në Maqedoni si dhe marrjen në mbrojtje të burgosurit dhe familjarët e tyre. Poashtu nga Ministri I Drejtësis, resor I BDI-së, kërkojm prononcim public se si ai I vlerson dënimet e 6 shqiptarëve me burg të përjetëshëm si dhe ndaj 6 protestuesve shqiptar që u dënuan me nga 3 vite burg”, u shpreh Daim Luçi , nga Këshilli Organizativ.
Kohë më parë Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, lidhur me dënimet e të akuzuarve në rastin Monstra, deklaroi se vendimi i shkallës së parë do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata Supreme. Ndërsa familjarët e të dënuarve thonë se reagimet dhe protestat e tyre nuk do të ndalen deri sa organet kompetente nuk zbardhin të vërtetën mbi rastin Monstra dhe të pranojn kërkesat e tyre. (Sanije Kasami, TVM2)
