Maqedoni

Shkelja e të drejtës së votimit: Avokati i Popullit hap linjë telefonike falas

16.09.2018 12:51

Zyra e Avokatit të Popullit , prej të hënës do të vërë në funksionim linjën falas telefonike me qëllim që t'u ndihmojë qytetarëve në realizimin...

Zyra e Avokatit të Popullit , prej të hënës do të vërë në funksionim linjën falas telefonike me qëllim që t'u ndihmojë qytetarëve në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtës së votimit në shprehjen e lirë të mendimit të tyre dhe qëndrimin lidhur me çështjen e referendumit.
Të gjithë qytetarët që vlerësojnë se po ju shkelet e drejta e tyre e votimit, mund të lajmërohen në numrin pa pagesë, 0800- 54321.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit përkujtojnë në rëndësinë e jashtëzakonshme nga realizimi i të drejtës së deklarimit të drejtpërdrejtë dhe mendojnë se deklarimi i qytetarëve dhe qëndrimi i tyre lidhur me këtë çështje të referendumit është edhe obligimi i tyre dhe njëherit kontribut aktiv për ardhmërinë e shoqërisë.

Avokati i Popullit, njëkohësisht i përkujton dhe apelon deri tek faktorët në shoqëri, që të mos i pengojnë qytetarët në realizimin e të drejtës së tyre të garantuar në dalje dhe deklarim personal, e njëkohësisht i inkurajon qytetarët që ta paraqesin çdo ndikim eventual.

Pengimi i daljes së lirë dhe shprehjes së mendimit personal në referendum, qytetarët mund edhe personalisht ta paraqesin në zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, çdo ditë, si dhe në ditën e referendumit.