Tajfuni Mangkhut: Mbërrin në Kinë, 111 të plagosur në Hong Kong
Ka shkuar në 64 bilanci i viktimave në Filipine për shkak të tajfunit Mangkhut...

Ka shkuar në 64 bilanci i viktimave në Filipine për shkak të tajfunit Mangkhut, por policia njofton që edhe 45 persona rezultojnëtë zhdukur dhe 33 janë plagosur, pas kalimit të furtunës dje në veri të arkipelagut.
Në provincën e Benguet regjistrohet pjesa më e madhe e viktimave dhe e të humburve, për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të dheut.
Ndërkohë, erërat e tajfunit Mangkhut janë spostuar në brigjet jugore të Kinës, ku më shumë se 100 persona mbetën të plagosur në Hong Kong për shkak të dëmeve që ndodhën në gratacelat e metropolit.
Në Hong Kong, ku erërat kanë arritur shpejtësinë 117km/orë , autoritetet kanë dhënë urdhër që banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Deri tani sipas autoriteteve janë 111 persona të plagosur, ndërsa niveli i ujit është rritur me 3.5 metra.
Ndër të tjera aeroporti ndërkombëtar i Hong Kong ka anuluar 800 fluturime, duke krijuar probleme për rreth 100 mijë pasagjerët. Për herë të parë në histori autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha kazinove.
Qeveritë e Kinës dhe Filipineve kanë vendosur një marrëveshje të përbashkët për të anuluar një vizitë të ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, i parashikuar për të dielën.
