Botë

“Florence”: 13 viktima, ditë përmbytjesh për dy Karolinat

16.09.2018 13:32

Reshjet e pamëshirshme të stuhisë tropikale “Florence” kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të të dy Karolinave, në Shtetet e Bashkuara...

Reshjet e pamëshirshme të stuhisë tropikale “Florence” kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të të dy Karolinave, në Shtetet e Bashkuara, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë të shkaktojnë edhe më shumë dëme gjatë ditëve në vijim, vetëm një ditë pasi ajo preku tokën si një uragan që la pas të paktën 13 të vdekur, përfshi një foshnje.

Problemet e fundit kanë detyruar zyrtarë të Karolinës së Veriut t’u sugjerojnë shoferëve se cilat autostrada të frekuentojnë e cilat jo, në mënyrë që të shmangen bllokimet e mundshme të njerëzve, duke paralajmëruar se përmbytjet vetëm sa kanë nisur.

Qendra e stuhisë po zvarritet mbi Karolinën e Jugut, por shumica e sasisë së reshjeve prekin ende atë të Veriut, duke shkaktuar ato që mund të jenë ditët e vazhdueshme me përmbytje për disa komunitete.

Përmbytje të konsiderueshme parashikohen për të dyja shtetet, pasi disa lumenj nuk munden të rezistojnë më edhe për 3 apo 5 ditë të tjera, por kërcënojnë të dalin nga shtratet.