Maqedoni

Gashi: Ti themi “po” të ardhmes europiane

16.09.2018 14:53

Lëvizja BESA e Afrim Gashit, aktivitetet për referendumin për emrin I mbajti mbrëmë në Ohër, Strugë dhe përfundoi me takimin me qytetarët e Labunishtës...

Me flamutir partiak dhe atë europian, ata ftuan banorët e Ohrit dhe Strugës që më 30 shtator të japin votën e tyre pro ardhmërisë së vendit.

Referendumi është një shans e mirë që ne të ecim përpara si qytetarë të këtij vendi, potencuan në fjalimet e tyre kryetari i degës së Lëvizjes Besa në Labunishtë, Agim Bekirovski, deputeti i Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi, dhe Skender Rexhepi –Zejdi.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, foli për rëndësinë dhe vlerat europiane që duhet të ketë vendi ynë, e cila është para një kthese të madhe historike.

Vendi ynë po gjendet para një momentumi të rëndësishëm historik, ku ne detyrimisht duhet të vendosim për të ardhmen tonë europiane. Jemi para vendimeve të rëndësishme për Maqedoninë, duke qenë thellë i bindur se pas 30 shtatorit shteti ynë do të jetë me vlera europiane” tha kryetari i BESËS, Afrim Gashi.

Ai më shtoi se PO-ja e 30 shtatorit është PO-ja e së ardhmes europiane.