Mickovski: Populli të dijë edhe pasojat, pastaj të vendosë
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në marshin e mbajtur sot në Shtip potencoi se VMRO...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në marshin e mbajtur sot në Shtip potencoi se VMRO, duke respektuar vlerat e vullnetit të lirë të qytetarëve dhe demorkacisë, vendosi ti lërë qytetarët që më 30 shtator të votojnë sipas bindjeve personale.
Ne nuk do të imponojmë qëndrimin tonë partiak por me fakte dhe argument do tu sqarojmë qytetarëve se cfarë do të thotë implementimi I marrëveshjes së Prespës.
Ne vlerësojmë se për cështje kaq të rëndësishem nacionale, sic është ndryshimi I emrit, duhet të vendosin qytetarët. Partitë politike kanë detyrë vetëm tu tregojnë qytetarëve cilat janë anët e mira e të këqija. Të prezentojnë faktet dhe pasojat e këtij procesi tha Mickovski
“Në këtë process, partitë duhet të prezentojnë faktet ashtu sic janë, dhe kanë edhe një pbligim edhe më të madh, të mos spinojnë cështje të tilla kaq të rëndësishme. Sepse njerëzit dhe populli maqedonas duhet ta dijë, dhe të gjithë etnitet e tjera sepse nuk jemi vetëm maqedonas, duhet të dinë bashkëqytetarët tanë se cilat janë pasojat për Republikën e Maqedonisë. Ky referendum, edhe pse ka një pyetje hutuese, nuk është referendum nëse ne duam apo jo të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s, por është referendum nëse pranojmë ndryshimin e emrit të vendit dhe a i pranojmë pasojat e marrëveshjes difektoze që nënshkroi LSDM dhe Zoran Zaev, me fqinjin tonë jugor”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Sipas tij, koalicioni “për”, mundohet të bindë qytetarët për përfitimet nga antarësimi, por kjo nuk është përgjigje e pyetjes se përse ne në marrëveshje, cilësohemi si “ pala e dytë” kur ne jemi Republika e Maqedonisë.
Në fushatën e tyre na mbushim mendjen se sa mirë do jetojmë si pjesë e BE-së, na bindin për dicka që ne e dimë.
Miliona euro tuajat janë hedhur në erë për të na bindur për dicka që ne jemi të bindur thotë Mickovski duke shtuar se një ditë të gjithë ne do të jemi pjesë e historisë së fëmijëve tanë dhe duhet të mendojmë mirë se në cilën pjesë të historisë do të jemi.
Para nesh është një periudhë që duhet të tregojmë se jemi një dhe nuk kemi alternativë tjetër , përvec asaj që tua lëmë shtetin tonë gjeneratave të ardhme, krenar e të bashkuar dhe jo të nëncmuar tha kreu I VMROsë në tubimin në Shtip.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
