Thaçi nga Likova: Vota “për”, edhe për të drejtat tona legjitime
Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë zhvilloi fushatë në komunën e Likovës me moton “Një hap para “PËR NATO dhe BE”...

Kryetari i PDSH-ë, Menduh Thaci në fjalimin e tij para të pranishmëve potencoi se me vullnetin tonë si shqiptar në Referendumin e 30 Shtatorit do ta vulosim orientimin e vendit në NATO dhe BE.
Përcaktimi jonë është pro perëndimit, pro NATO-s dhe BE-së, dhe ne duhet skeptikëve tu themi hapur se cdo betejë jasht këtij përcaktimi nuk ka kuptim.
“Nëse ne më 30 Shtatorë, e vulosim me një përqindje maksimale publike, me një vullnet të legjitimuar nga bashkësia ndërkombëtare pro NATO-s dhe Unionit Evropian, jemi edhe një hap për ti realizuar qëllimet dhe të drejtat tona kolektive si shqiptarë. Ne votën pro NATO-s e kemi borxh historic, nacional si komb. Ky është angazhim për ardhmërinë, për fëmijët dhe gjeneratat që i kemi për tu garantu dhe siguru për një jetë më të mirë. Ky është angazhimi që mbrëmjen e 30 Shatotrit do dalin shifrat dhe numrat ku do thonë se ska Rusia cka kërkon këtu, ska kurfar mbështejte, ska kurfar dileme”, u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci.
PDSH në vitin 2008 u largua nga qeveria për shkak se qeveria atëher nuk morri vendim për të hy në NATO, kurse në vitin 2018 u bë pjesë e qeverisë mu për këtë përcaktim tha Thaci në Likovë.
FATLUM AQIFI
