Baçev: Më 30 shtator, të ruajnë Maqedoninë maqedonase
Mbrëmë në kuadër të fushatës “Maqedonia bojkoton” Shtabi i krizës kundër referendumit kishte takime në Komunën e Manastirit...

Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev i cili është pjesë e Shtabit të krizës kundër referendumit i përbërë , shtab që përbëhet nga rreth 70 organizata dhe parti, bëri thirrje për bojkot dhe mos dalje në referendum dhe në këtë mënyrë, siç tha ai, më 30 shtator do ruajmë Maqedoninë maqedonase.
“Qeveria kukull është e dëshpëruar dhe në panik për shkak se referendumi nuk do të ketë sukses dhe për këtë shkak secilën ditë shpërndajnë gënjeshtra populliste sikur gënjeshtrat e Zaevit i cili thotë se në vendkalimin kufitar në “Tabanoc” presin miliardë eurot nga BE-ja vetëm se duhet të ndryshohet emri dhe ato para do të vijnë në Maqedoni dhe të gjithë do të jemi të pasur dhe të lumtur. Mos ju besoni treshes Zaevi, Sheqerinska dhe Dimitrov për shkak se jeta në Maqedoni erdh vetëm për qeverinë dhe për bizneset e tyre dhe ata duan anëtarësim në NATO për shkak se e dinë se NATO-ja ju garanton të vjedhurën e të gjithë atyre që kryen vjedhje ndaj popullit”, tha Baçev.
