Maqedoni

Vrasja në Prilep: 30 ditë paraburgim për policin e dyshuar

16.09.2018 17:27

Gjykata themelore e prilepit shqiproi 30 ditë paraburgim për politcin 24 vecar E.T, të dyshuar për vrasjen e 36 vjecarit A.B. nga Manastiri...

Paraburgimin i arrestuari do ta vuaj në Shkup. Motivet, jo zyrtarisht kanë të bëjnë me një borxh megjithatë detajet pritet t’i kumtojë Prokuroria Publike.

Autori pas arrestimit ka pranuar aktin, duke dhënë edhe sqarime rreth motiveve.

Rethanat e vrasjes janë të pabesueshme, fillimisht viktima është vrarë me 4 plumba e më pas makinës me trupin e vdekur, I është vënë zjarri për të mbuluar gjurmët e krimit.

Megjithatë zjarri nuk ka mundur të shkatërrojë tërësisht provat dhe policia arriti të identifikojë viktimën pasi nuk ishte djegur tërësisht dhe nga zjarri kishin shpëtuar njëkohësisht edhe dokumentet personale që viktima kishte në xhep.

Momentalisht nuk ka të dyshuar për bashkë kryerje të veprës.