Ambasadori Volers viziton Likovën
Ambasadori Volers ka siguruar kreun e komunës së Likovës se në të ardhmen kjo komunë do të ndihmohet përmes projekteve të shumta zhvillimore…

Ambasadori amerikan Poll Volers, gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Likovës ku në një takim të realizuar me kreun e kësaj komune Sadulla Duraku, është biseduar për mundësitë e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni, për punësime të reja , si dhe për përmirësimin e infrastzrukturës rrugore.
Ambasadori Volers ka siguruar kreun e komunës së Likovës se në të ardhmen kjo komunë do të ndihmohet përmes projekteve të shumta zhvillimore.
Zhvillimi ekonomik respektivisht mundësitë e zhvillimit , çështjet e punësimit, ifrastruktura rrugore , dhe ato të sigurisë ishin ndër temat kryesore të bisedës së ambasadorit të SHBA në Maqedoni Paul Wholers, me kryetarin e Komunës së Likovës Sadulla Durakun, gjatë qëndrimit të tij të parë në këtë Komunë. Për rreth 80 minuta të dy bashkëbiseduesit biseduan për tema të ndryshme, për të cilat i njohtuan edhe mediat e pranishme.
Gjithashtu u la të kuptohet se Komunës së Likovës në të ardhmen duhet ti ndihmohet përmes proekteve të ndryshme zhvillimore. (Nexhat Aqifi, TVM2)
