Maqedoni

Marshi për Maqedoni Evropiane, Zaev: Të sigurojmë ardhmëri evropianë për fëmijët tanë; Xhaferi: Maqedonia, anëtare në familjen e popujve të civiluzuar

16.09.2018 18:05

Gjithë këto 27 vite ëndërruam dhe përfundimisht jemi drejt realizimit të ëndërrës sonë...

Gjithë këto 27 vite ëndërruam dhe përfundimisht jemi drejt realizimit të ëndërrës sonë, të sigurojmë ardhmëri evropiane për fëmijët tanë dhe gjeneratat pas nesh porositi kryeministri Zoran Zaev nga marshi dhe tubimi me qytetarët “Bashkë për Maqedoni evropiane” .

Ai para të pranishmive tha se Marrëveshja me Greqinë është e e drejtë,të dyja anët njësoj fitojnë,duke theksuar se kjo marrëveshje siguron perspektivë,miqësi,zhvillim dhe arrmëri Evropiane.

Zaev tha se me Marrvjeshjen me Greqin ,jo vetëm që arritem të ruajmë identitetin dhe gjuhën por arritëm edhe të vërtetojmë dhe përforcojmë atë.Duhet të jemi krenar se kemi marrëveshjen më të mirë që i plotësoi aspiratat shekullore të gjyshërve dhe stërgjyshërve tane.Më në fund fituam shtet të pranuar nga e gjithë bota tha ai.

“Ti tregojmë e gjithë botës se respektojmë miqësinë dhe dorën e zgjatur.Erdhën miq nga e mbarë bota dhe na treguan qartë se na pret NATO dhe BE .Ju ofrojmëmiqësi.Erdhën të na ofrojnë ardhmëri,perspektivë.Ne jëmi ata që duhet të ju përgjigjemi.Çelësi I dyerve të BE-së është në duar tona,ne jemi arkitektë të ardhmërisë tonë.Vendi jonë është Brenda,të integruar në botën evropiane.Të gjithë ne sjellim vendimin për integrim në NATO dhe BE”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Nga tubimi në fjalë mesazh të fuqishëm dërgoi edhe Kryetari I Kuvendit Talat Xhaferi.Ai tha se Maqedonia më në fund do të jetë anëtar e familjeve të popujve të civilizuar si në aspektet politike,ekonomike dhe atë të sigurisë.Ai tha se ky vendim stabilizon të ardhmen tonë të përbashkët ndërsa 30 shtatori duhet të jetë ditë festë për qytetarët.

“A mund ti mbyllim sytë para këti interesimi kaq intenziv të diplomacisë botërore dhe cili nga ne mund të mohojë kontributin e klasës aktuale politike në ngritjen e çështjeve tona që lidhen drejpërdrejt me ardhmërinë e vendit tonë .Tejkalimi i kontestit me Greqinë dhe përmirësimi I klimës së bashkpunimit me të gjith fqijët ishte dhe do të mbetet prioritet I politikave tona afatgjate“, theksoi kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.

Me antarësimin në BE do të ketë rritje të investimeve të huaja ,do të ulet papunësia dhe do të parandalohet migrimi i të rinjëve nga vendi u tha me këtë rast.

FLORIJE BELULI-KAMBERI