Maqedoni
Çmime të reja të derivateve
17.09.2018 09:27
Komisioni rregullator i energjetikës sot pritet të vendosë për çmimin e ri të shitjes me pakicë të derivateve të naftës....

Sipas lëvizjes së çmimit të naftës së pa përpunuar në berzat botërore, mund të presim rritje të vogël të shitjes me pakicë, e cila nuk do të duhej të kaloj rritjen e një denari për litër.
Për momentin pompat e benzinës nëpër Maqedoni një litër benzinë e shesin 74 respektivisht 72 denar, ndërsa dizeli 64.5 denar për litër.
