Veprimtarët shqiptarë ende mungojnë në projektin “Shkupi 2014”
Monumentet e tre veprimtarëve shqiptarë të përfshirë në projektin Shkupi 2014 assesi të vendosen në platformat tyre..

Monumentet e tre veprimtarëve shqiptarë të përfshirë në projektin Shkupi 2014 assesi të vendosen në platformat tyre.
Komuna Qendër e Shkupit, ashtu sic nuk mbajti fjalën për mënjanimin e përmendores së Car Dushanit, të cilën e cilësoi si ndërtim të egër, nuk po realizon as premtimin se përmedoret e veprimtarëve shqiptar do t’i vendoste menjëherë pas vitit të ri, e që kjo do të shënonte përfundimin e projektit Shkupi 2014, në Komunën Qendër.
Autoritetet komunale, të kontaktuar nga TVM2, as sot nuk kishin një përgjigje se ku ka ngecur procedura për vendosjen e përmendores së Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe Josif Bagerit, ndërkaq përmendorja e Car Dushanit që u quajt ndërtim pa leje jo që nuk u mënjanua, por u rikuperua.
Zyrtarët e Komunës Qendër në dhjetor të vitit të kaluar, në një përgjigje me shkrim, akuzuan ish kryetarin e Komunës Qendër si fajtor për frenimin e vendosjes së përmendoreve të veprimtarëve shqiptar.
Edhe në Ministrinë e Kulturës nuk dijnë se ku ka ngec procedura për vënien e tre përmendoreve të veprimtarëve shqiptar. Sipas këtij institucioni, procedura për realizimin e këtij projekti në Ministrinë e Kulturës ka përfunduar dhe tani cdo gjë është në duart e Komunës Qendër.
Dhe përderisa përmendoret e veprimtarëve shqiptarë mbeten vetëm në letër një shoqatë e panjohur me emrin Shoqata qytetare për bashkim shpirtëror të Setincës, Popadincës dhe Krushoradit nga Lerini i ka dhuruar Qytetit të Shkupit 5 përmendore të tjera, nga të cilat njëra do të vendoset para Bibliotekës Universitare në qendër të qytetit.
Partia opozitare maqedonase, LSDM ka shprehur dyshime se pikërisht kryeministri Nikolla Gruevski ka lidhje direkte me Shoqatën-donatore, marrë parasysh origjinën e tij. (Shpetim Nuredini, TVM2)
