Botë

SHBA: “Florence” kthen në ishull qytetin e Uilmingtonit

17.09.2018 10:25

Përmbytjet e shkaktuara prej uraganit Florence, praktikisht po e shkëpusin qytetin bregdetar te Uilmingtonit nga pjesa tjeter e Karolines se veriut...

Te gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse prej tij janë të pakalueshme dhe zyrtarët i këshilluan banoret e evakuuar të qëndrojnë larg.

Qyteti me një popullsi prej gati 120.000 vetësh, tani po përshkruhet si “ishull brenda shtetit”.

Rreth 400 vete janë evakuuar nga zonat e rrezikuara prej vërshimit të furishëm të ujërave, ndërkohë që pjesa dërrmuese e qytetit mbetet pa energji elektrike.

Shërbimi metereologjik kombëtar paralajmëroi se edhe dy ditë në vazhdim rrezikojnë të sjellin përmbytje të tjera të befasishme , para se kushtet e motit të shkojnë drejt përmirësimit.

Të paktën 17 vetë raportohet të kenë humbur jetën që të enjten kur Florence preku token si uragan i kategorisë së parë.