Maqedoni

Hahn: Media të lira, për një Ballkan pa ndarje

17.09.2018 11:27

300 profesionistë nga mediat e rajonit po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Ditët e Mediave të Ballkanit Perëndimor”....

300 profesionistë nga mediat e rajonit po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Ditët e Mediave të Ballkanit Perëndimor”, që po mbahet në Shkup, në të cilën trajtohet çështja e lirisë së mediave. Pa media të lira nuk ka demokraci, potencoi në fjalimin e tij eurokomisioneri Johanes Hahn. Sipas tij , derisa liderët politik në të gjithë Ballkanin Perendimorë, nuk arrijnë ë të lirojnë vokabolarin e tyre politik nga thirrjet për ndarje etnike, rajoni nuk mund të ecë përpara.
 
“Liria e shprehjes, apo liria e mediave është e mbuluar me kapitujt 23 dhe 24, të cilat përfshinë pyetjet dhe dilemat më thelbësore. Por rajoni dhe liderët e partive politike në Ballkanin Perendimor do të duhet që nga vokabulari i tyre të lirohen nga ndarjet etnike, dhe këtë e kam thënë vazhdimishtë gjatë këtyre katër viteve punë intensive me këtë rajon. Deri sa nuk arrimë ti tejkalojmë këto ndarje, nuk besoj se ky rajon mund të ketë përparim”, Johanes Hahn, komisioneri për zgjërim. 
 
Lajmet e rrejshme padyshim që janë një problem mbarëbotëror, porn ë maqedoni ato kanë një rëndësi tjetër për shkak edhe të ndarjeve të mëdha që rajoni ynë ka. Kryeministri Zaev thotë se trendi në rritje I lajmeve të rrejshme mund të sjell konflikt e të reja sidomos në shtetet multietnike, dhe ftoi qytetarët të jenë të përmbajtur dhe të mos bien pre e dezinformatave.  Zaev përkrah  vetë-rregullimin e mediave, duke u thirrur në parimet e shtetit demokratik dhe funksional. 
 
“Unë personalisht jamë për një concept të vet regullimit. Profesionistët medial do të duhet të jenë atë të cilët do ti vendosin standardet për vetën e tyre. Në atë mënyrë pikërishtë puntorët medial më së mirë do ti mbrojnë ato standarde, sepse ato do të jenë pala më e prekur. Që të vet-rregullohet, dhe të qëndrojmë tek etika morale dhe profesionale e këtyre standardeve, Qeveritë dhe partitë politike do të duhet ti mbështesin këto standarde”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.
 
Arlen Dezir përfaqësues i OSBE-së për lirin e mediave, pohon se informacionet e rrejshme nuk kanë ndikim negativ vetëm tek puna profesionale e gazetareve dhe e mediave, por edhe në punën e Qeverive, dhe në proceset e përgjithshme demokratike. Ai kërkon punë pa kompromis nga të gjithë gazetarët  profesionistë, për parandalimin e ndikimit që këto lajme kanë në opinion e kjo sipas tij bëhet vetëm duke përkrahur dhe mbrojtur profesionistët.
 
“Duhet të përkrahet çdo punonjës medial, sepse të njëjtit ndonjëher po rezikojnë edhe jetën e tyre për ti tejkaluar barrierat të cilat ekzistojnë, me të vetmin qëllim që ne të na informojnë me të rejat e fundit nga çdo ngjarje. Roli i mediave duhet të kuptohet si shumë i rëndësishëm në rolin dhe në zhvillimin e çdo shoqërie demokratike, prandaj në këtë drejtim asnjëherë nuk ka munguar as nuk do të mungon përkrahja e OSBE-së për mediat, sepse me përkrahjen që japim mediave, ne përkrahim vetveten”, tha Arlen Dezir, përfaqësues i OSBE-së për lirin e mediave.
 
Temë diskutimi në këto dy ditë janë  edhe çështje aktuale në rajonin e Ballkanit si ato ekonomike, politike dhe sociale.
 
FITIM KRYEZIU