Botë

Thaçi: Aleatët tanë nuk mund ta çbindin Serbinë

17.09.2018 12:31

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi theksoi se aleatët perëndimorë të Kosovës nuk kanë mundur deri sot të bindin Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës...

Ata nuk mund të garantojnë se atë do ta bëjnë në një të ardhme të afërt. Presidenti Thaçi thekson se njohja e Kosovës nga ana e Serbisë është pengesë kryesore për rrugën euroatlantike të Kosovës.
 
"Dikush mund të thotë se Serbia duhet të njohë Kosovën pa kushtëzim edhe në kuadër të kufijve të tanishëm. Edhe unë e dëshiroj të njëjtën. Por, a mendoni se ne do të bindim Serbinë të bëjnë diçka të tillë sa më parë? Për fat të keq, jo. Ndërsa BE dhe aleatët tanë SHBA-ja, a mendoni se do të bindin Serbinë të njohin Kosovën: Përgjigja përsëri është - jo.
 
Sipas Thacit, marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës mund të arrihet vetëm nëse dy anët gjejnë kompromis. Ai përsëri propozon një opsion për korrigjim të kufijve me Serbinë. Skeptikëve ju premton se nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë linjës etnike, largim të popullatës as efekt domino sa i përket stabilitetit të kësaj pjese të Evropës.