Botë
Filipine 25 të vdekur nga tajfuni Mangkhut
17.09.2018 12:53
Janë së paku 25 persona të vdekur në Filipine,si pasojë e tajfunit Manghut, i cili gradualisht po drejtohet drejt Kinës....

Sipas meteorologëve, bëhet fjalë për stuhinë më të fuqishme të këtij viti në botë.
Në ishullin filipinez të Luzon, tajfuni ka shkulur pemë dhe dëmtuar çati shtëpish, si dhe ka shkaktuar përmbytje të shumtë. Tajfuni I fuqishëm është drejtuar tashmë drejt Hong Kongut dhe jugut të Kinës.
Aktualisht fuqia e tajfunit është me erëra 155 kilometër në orë. Për të shmangur incidente të mundshme, janë anuluar rreth 150 fluturime, 1/3 e të cilëve ndërkombëtar. Sakaq autoritetet thonë se bilanci i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, por se gjithçka do të mësohet pasi ky fenomen të ketë marrë fund.
