Maqedoni
Ahmeti: Patriotizëm është të votosh për të ardhmen
17.09.2018 13:36
BDI në një bashkëbisedim me qytetarët e Kërçovës, promovoi orientimin pro-perëndimor për mbështetje të integrimit në strukturat euro-atlantike....

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti potencoi se më 30 shtator votohet Evropa e bashkuar, votohen marrëdhëniet ndëretnike dhe përcaktimet gjeo-strategjike, votohen vlerat që mbështeten fuqishëm edhe nga ndërkombëtarët.
Ahmeti përkujtoi se forca të ndryshme kanë interesa për një orientim tjetër të Ballkanit perendimor, ndryshe nga përcaktimi i shumicës së qytetarëve dhe përcaktimi i shumicës së partive politike në vend, prandaj kërkoi guxim edhe qytetar edhe politik, që më 30 shtator vendi tu kundërvihet edhe këtyre forcave.
“Kush eshte patriot dhe atdhetar, më 30 shtator voton per stabilitetin e vendit, voton per sigurin e shtetit, patriotizëm është të votosh për brezat që vijnë në të ardhmen, dhe kjo ardhmëri vendoset më 30 shtator, voton për marrëdhënie më të mira ndëretnike dhe për marrëdhënie më të mira votohet më 30 shtator. Më 30 shtator votohet per Evropën e bashkuar, më 30 shtator vendoset që vendi ynë të jete i rreshtuar pranë Aleancës më të madhe politiko-ushtarake... Mos harrojmë se në vendin tonë janë instaluar shërbime e shërbime që nuk ia duan të mirën ketij vendi, që punojnë në kundërshtim me percaktimet e përgjithshme të partive politike progresive në keto hapësira, janë instaluar shërbime nga lindja, me gazeta e me parti politike, mos i merrni per lehtësi sepse truri i lëvizjes së palës sllave nga Moska erdhi dhe themeloi parti politike këtu në Maqedoni që vepron legalisht dhe mbron interesat ruse në ketë vend. Atëherë, më 30 shtator duhet ta ndajmë mendjen, a do të jemi me lindjen, apo do jemi me perëndimin, atje ku e kemi vendin", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti ripërsëriti edhe një herë moton e Rilindjes kombëtare shqiptare, se dielli për shqiptarët lind në perëndim dhe sipas tij kjo moto duhet të jete lajtmotiv i të gjitha etniteteve në vend sepse Maqeëdonia përvec perëndimit, nuk ka alternativë B.
SHABAN DALIPI
