GOSTIVAR

Gostivar: Komuna i shlyhen borxhet e pa paguara për faturat e ujit

07.08.2014 18:59

Afati për aplikim është deri në fund të këtij viti dhe lutën gjithë qytetarët që të drejtohen në NP “Komunalec”, ku më pas secila lëndë do trajtohet veç e veç dhe në mënyrë të rregullt në bazë të vendimit të sjellë….

Qytetarët e Gostivarit të cilët kanë borxhe te kontestuara dhe të pa faturuara në të kaluarën ndaj Ndërmarrjes Publike ”Komunalec”, do tu shlyhen, ka bërë të ditur kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta, vendimin e fundit të Këshillit të Komunës së Gostivarit. 

Në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Gostivarit, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi,  kanë bërë të ditur se ky borxh arrin vlerën e mbi 1 milion euro, duke shtuar se punonjësit e kësaj ndërmarrjeje në të ardhmen rregullisht do ta evidentojnë sasinë e harxhuar të ujit.

Ndërsa drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi potencoi se me këtë vendim dëshirohet të vendohet një rend me faturimin ndërsa qytetarët të paguajnë aq sa do harxhojnë ujë. 

Afati për aplikim është deri në fund të këtij viti dhe lutën gjithë qytetarët që të drejtohen në NP “Komunalec”, ku më pas secila lëndë do trajtohet veç e veç dhe në mënyrë të rregullt në bazë të vendimit të sjellë. (Lulzim Haziri, TVM2)