Maqedoni
Thaçi: Votë “PËR", edhe për të drejtat e shqiptarëve
17.09.2018 13:48
Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë ka vazhduar fushatën informuese dhe takimet me banorët e Reçicës së vogël në Tetovë...

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë ka vazhduar fushatën informuese dhe takimet me banorët e Reçicës së vogël në Tetovë, me qëllim për të informuar ato për benifitet që do ketë vendi pas referendumit që do të mbahet më 30 Shtator. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij u shpreh se shqiptarët kanë qenë gjithnjë të përcaktuar PRO anëtarësimit në NATO dhe BE.
"Unë sinqerisht mendoj se s’ka shqiptar normal , që është kundër që shqiptarët të jenë pjesë e NATO-S dhe BE-së. Megjithatë ka shqiptarë që kanë hezitime edhe atë me të drejt të madhe, argumentet që përdoret ditët e fundit është se megjithatë çështja e shqiptarëve në Maqedoni ka ngecur,edhe në aspektin e të drejtave kombëtare,dhe në aspektin zhvillimor, vazhdojnë që vendbanimet tona të jenë më të pa zhvilluara vazhdon që arsimi jonë të jetë më i dëmtuar, vazhdon që ne mos kemi perspektivë të rinisë sonë, vazhdon të kemi mungesë në gjitha dimensionet e jetës sonë, këto janë vlerësime tërësisht të sakta, mirëpo duhet të jemi shumë të kujdesshëm se në këto moment aleatët tonë të vërtet NATO dhe BE, mos mendojnë se ne shqiptarët paraqesim kushtëzime për ketë proces, nuk ka kushtëzime për këtë proces. PDSH ka qenë korente nga dita e parë. A do të dalin maqedonasit, nuk është me rëndësi, me rëndësi është që ne të dalim gjithë në referendum", tha Menduh Thaçi, krytar i PDSH-së.
Nga PDSH kanë theksuar se do të vazhdojnë në mënyrë intensive takimet informuese me qytetarët në gjitha vendbanimet shqiptare por edhe takime me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Kosovë , Shqipëri dhe ata ndërkombëtarw, me qëllim që të kërkohet përkrahja e tyre në këtë moment të rëndësishëm për Maqedoninë.
VISAR SADIKI
