Maqedoni
Kasami: Proceset shqitare, fillojnë pas referendumit
17.09.2018 14:08
Lëvizja BESA e drejtuar nga Bilall Kasmami, fushatën e Referendumit e vazhdoi në Komunën e Tearcës...

Lëvizja BESA e drejtuar nga Bilall Kasmami, fushatën e Referendumit e vazhdoi në Komunën e Tearcës, ku u takua me banorët për t’ju spjeguar rëndësinë e daljes së tyre në referendumin e 30 shtatorit, Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se lëvizja BESA, gjithmonë ka përkrahur ndryshimet, që janë në të mirën e qytetarëve dhe të njejtën do ta bëj duke përkrahur Referendumin, që të kaloi me sukses, dhe pastaj Maqedonia të jetë pjesë e NATO-së dhe BE-së.
"Për të hyrë në Nato dhe BE, si shqiptarë dhe për të garantuar barazi të plotë, për të ndarë identitetin shtetëror nga ai etnik, dhe për të zëvendësuar “20%” me shqiptarë dhe gjuhë shqipe, të gjitha këto janë procese që duhet të ndodhin , pas Referendumit", tha Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes BESA.
Kasami gjithashtu tha se për të garantuar sigurinë dhe paqen për ti thënë STOP ndikimeve nga qarqet anti NATO në Maqedoni, duhet të votojmë PËR në referendumin e 30 shtatorit.
