Maqedoni
Stoltenberg: Rusia pengon antarësimin e RM-së në NATO; Zaev: Nuk kam informata të tilla
17.09.2018 14:25
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg akuzoi Rusinë se po pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO....

Sipas Stoltenbergut, ka shumë shembuj se Rusia përzihet në proceset politike të NATO-s dhe të vendeve partnere.
"Kemi pare shumë përpjekje dhe raporte për tentimet ruse për përzierjen e tyre në proceset tona politike dhe demokratike, si në shtete të ndryshme anëtare të NATO-s, po ashtu edhe në shtetet partnere të NATO-s, duke i shfrytëzuar dezinformatat, rrjetet sociale dhe ngjashëm. Këtë e kemi parë edhe në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku me 30 shtator do të mbahet referendumi për emrin. Dhe nëse Marrëveshja bëhet e pranueshme ata do të bëhen vendi i 30 anëtarë i NATO-Aleancës. Përshembull, ne pamë që Rusia jo vetëm që bën përpjekje që të parandalojë IRJM-në të bëhet anëtare e NATO-s, por bëri përpjekje që edhe Malin e Zi ta parandalojë për tu anëtarësuar në NATO, megjithëse përpjekjet rezultuan pa sukses", tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATOS.
Por kryeministri Zaev thotë se nuk ka informata se Moska po përhap dezinformata për të ndikuar në referendumin për emrin . Ai thotë se Rusia haptas është shprehur kundër antarësimit të vendit tonë në NATO por gjithnjë ka mbështetur integrimin europian të Maqedonisë.
“Federata ruse është mike e Maqedonisë dhe ajo nuk ka asgjë kundër integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, por është shprehur kundër hyrjes së Maqedonisë në NATO, dhe këtë e ka treguar haptazi… Ne dëshirojmë të ndërtojmë raporte të mira me të gjitha shtetet, përfshirë këtu edhe me Federatën Ruse. Unë deri më tani nuk ka asnjë informat të tillë, se Rusia po dikush tjetër dëshiron të ndikojë në vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë për të votuar ndryshe nga mendimet e tyre në referendumin e 30 shtatorit”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Në një tekst të publikuar nga Nju Jork Times, potencohet se SHBA-të kanë ndarë 8 milion dollarë për Maqedonin , për të parandaluar shërbimet ruse në misionin e tyre për dezinformim të qytetarëve në prag të referendumit.
FARIJE DAUTI BAKIU
