Maqedoni
Sela: Vota "PËR", siguron ardhmërinë e fëmijëve tanë
17.09.2018 14:46
ASH, mbrëmë para banorëve të Kumanovës dhe Likovës, edhe një herë theksoi nevojën për daljen në Referendumin e 30 shtatorit dhe votimin "PËR"...

ASH, mbrëmë para banorëve të Kumanovës dhe Likovës, edhe një herë theksoi nevojën për daljen në Referendumin e 30 shtatorit dhe votimin "PËR", pasi sic theksoi lideri i ASH, Ziadin Sela, alternativa tjera nuk ka, dhe se patjetër si shqiptarë të mobilizohemi e të japim përkrahjen maksimale për antarsimin e vendit në NATO dhe BE.
“Vota më 30 Shtator, është vota pro ardhmërisë së fëmijëve tuaj këtu, në tokat e tyre, në shtëpitë e tyre. Në qoftë se kemi ndonjë dilemë se ku mbrohet dhe kush duhet ta mbroj shqiptarinë, dhe ku është, ajo është tek ju, është në shtëpit e juaja, është te fëmijët tuaj mbi gjitha. Në emër të këtij parimi, më 30 Shtator, patjetër se duhet të mobilizohemi e të tregojmë se aletët e vërtetë, perëndimorët e vërtetë, njerëzit që me të vërtetë janë të orientuar drejt perëndimit, drejt NATO-së dhe BE-së, jemi ne, jemi shqiPtarët të cilët jetojmë në Republikën e Maqedonisë, dhe se kështu do të jetë cdoherë”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
Sela gjithashtu tha se si shqiptarë me daljen masovike dhe me votën "PËR" NATO dhe BE, dëshmojnë mirnjohjen të cilën kemi ndaj NATO-s, e cila iu gjend pranë shqiptarëve në momentet më të vështira kur populli shqiptar përballej me mbijetesën dhe ekzistencën.
FATLUM AQIFI
