Anulohet gjykimi për rastin “Tamara”: Një nga të dyshuarit,kishte 5 operacione për sot
Për herë të tretë u anulua gjykimi për të vërtetuar përgjegjësinë e autoriteteve në rastin e vdekjes së 9 vjeçares Tamara Dimovska nga Velesi...

Për herë të tretë u anulua gjykimi për të vërtetuar përgjegjësinë e autoriteteve në rastin e vdekjes së 9 vjeçares Tamara Dimovska nga Velesi, e cila vuante nga skolioza dhe ndërroi jetë në vitin 2015 teksa priste vendimin për të dërguar jashtë shtetit për tu operuar. Gjykimi u shty për në 28 shtator për shkak të mungesës e njërit prej të dyshuarëve i cili kishte 5 operacione të planifikluara që më herët
Avokatët e të pandehurëve, prokuroria dhe gjykata përcaktuan vijimin e procesit gjyqësor, duke thënë se shqyrtimi kryesor i kësaj lënde do të filloj me propozimin e provave materiale dhe mëndej me dëgjimin e dëshmitarëve.
Prokuroria Themelore Publike akuzon gjithsej 12 persona për veprën penale “Punë të pa përgjegjshme në shërbim”. Në bankën e të akuzuarëve janë ulur ish anëtarët e komisionit të shkallës së parë dhe të dytë, ish drejtorët të Fondit për Sigurim Shëndetësor, ai i Klinikës së Fëmijëve dhe ish kryetari i Bordit Drejtues i Fondit.
Jashtë kësaj aktakuze të prokurorisë mbetet ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov. Përveç më 28 shtatorit, gjykim është caktuar dhe më 2 tetor.
REXHEP QAMILI
