Maqedoni
Rrjeti evropian për mundësi biznesi, OEM: Instrument që nuk shfrytëzohet sa duhet
17.09.2018 15:18
Sherbimet e rrjetit evropian për mundësi biznesi, janë pa pagesë megjithatë në Maqedoni....

Sherbimet e rrjetit evropian për mundësi biznesi, janë pa pagesë megjithatë në Maqedoni, kompanitë e vogla dhe të mesme nuk e shfrytëzojnë sa duhet këtë rrjet për të aritur në tregun evropian.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, thonë se vetëm se 119 kompani kanë shfrytëzuar këtë rrjetë për shërbime individuale dhe vetëm 36 kompani kanë nënshkruar partneritet me kompanit evropiane. përmes këtij rrjeti ndërkohë 133 kompani nga vendet e huaja janë informuar për kompanitë e Maqedonisë.
"Rrjeti evropian për mundësi biznesi është një platformë e fuqishme për komunikim, kërkim partner biznesi, mbështetje për kompanitë e vogla dhe të mesme, por ky rrjet gjithashtu është edhe instrumentë për tu afruar sa më afër tregut të Bashkimit Evropian. Në nivel rajonal po bëhen përpjekje që kompanit të nënshkruajnë marveshje bashkëpuinimi sa më shumë me vendet evropiane", tha Vllatko Stojanovski.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonis bëjnë apel tek të gjitha kompanitë duke përfshirë edhe ata të mëdha, që të shfrytëzojnë këtë rrjet evropian. Shërbimet e rrjetit evropian për mundësi biznesi funksionon nga viti 2008. Në nivel global 250 mijë kompani të vogla dhe të mesme kanë marë shërbime ndërsa 52 mij kanë pranuar këshilla dhe 20 mijë kompani nëpërmjet rrjetit kanë marrë pjesë në ngjarje ndërkombëtare.
REJHANE METAJ
