“Debatojmë për NATO”, Dimitrov: Antarësimi në NATO forcon vendin; Ndërkombëtarët: Fatin tuaj e keni vetë në dorë; Ramadani: Të gjitha qeveritë ishin për kompromis
Maqedonia nuk ka alternative veç antarësimit në NATO u konstatua në konferencën “Debatojmë për NATO”...

Ministri jashtëm Nikolla Dimitrov tha se anëtarsimimi në NATO forcon sigurinë e Maqedonisë dhe sjell më shumë investime .
Për Ismet Ramadanin , nuk ka pasur qeveri deri tani që nuk ka bërë kompromise për cështjen e emrit.
“Antarësimi do thotë se shteti ynë Maqedonia jonë të mbetet në këto kufij, forcon stabilitetin dhe sigurinë dhe parashikueshmërinë se çfarë do të jetë Maqedonia për 5 për 10 për 15 vite nga anëtarsimi dhe parasegjithash sjell investime të huaja”, u shpreh ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.
“Marrëveshja me Greqinë do të thotë derë e hapur për anëtarësim në NATO dhe BE ajo u arrit në kohën kur duhet të luhet finalja. Ne 25 vite negocojmë, të gjitha qeveritë negociuan. Nuk ka pasur qeveri që nuk ishte për kompromis”, theksoi kryetari i këshillit Veriatlantik, Ismet Ramadani.
Pjesmarrësit në debat me qëndrim se marrveshja e Prespes hap dyert për NATO dhe BE dhe përkujtuan qytetarët se ardhmëria e tyre varet nga vendimi që vetë do të marin.
“Porosia kryesore e kësaj marrëveshje është se ka një kompromis dhe suksesi është respektuar dhe i pranuar të cilit po i duartrokitet, jo vetëm këtu dhe në Greqi por në gjithë Europën”, u shpreh ambasadori i Holandës, Vauter Plomp.
“Tani ju e keni fatin në duart tuaja kur do të duhet të vendosni në një referendum. Ka një slogan që thotë “ bëje””, theksoi ish minister i jashtem i Bulgarisë, Solomon Pasi.
Konferenca “Debatojmë për NATO” u organizua nga Info-qendra për integrime euroatlantike me mbështetje të ministrisë së jashtme dhe ambasadës holandeze.
NAIM RAMADANI
