Rasti “Tanku”: Arsov arsyeton blerjen e mercedezit luksos
Seanca e sotme për rastin “Tanku” e ndarë në procedurë të veçantë për ish ministren e brendshme Gordana Jankullovska vazhdoi me dëshmitë e dëshmitarëve...

Sasho Arsov, i punësuar në Ministrinë e Brendshme për çështje të kontrollit të sigurisë tha se Mercedesi i blinduar ishte i nevojshëm për MBP-në.
Ai tha se shtetet tjera posedojnë vetura me nivel të sigurisë edhe më të lartë dhe se edhe vendit tonë i nevojiten automjete të tilla me nivel më të lartë sigurie për funksionarët dhe delegacionet e huaja.
Në Gjykatën Penale u mbajtë seancë edhe për lëndën “Dhuna në Qendër” ku të dyshuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish- këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova edhe tetë persona të tjerë.
