Tender për furnizuesin universal energjitik qeveria: Mbrojmë konsumatorët dhe biznesin
Të gjithë 28 furnizuesit e licencuar të energjisë elektike do të mund të konkurojnë në tenderin e shpallur për zgjedhje të furnizuesit universal të energjisë elektirke...

Të gjithë 28 furnizuesit e licencuar të energjisë elektike do të mund të konkurojnë në tenderin e shpallur për zgjedhje të furnizuesit universal të energjisë elektirke, që do të jetë i hapur deri më 3 dhjetor.
Kritere për konkurim do të jenë kapaciteti financiar prej 20 milion eurosh dhe posedimi i sistemit të faturimit. ELEM do ti japë furnizuesit universal përqindje të prodhimit të vet dhe do të jetë një shtyllë mbrojtëse për qytetarët.
Me këtë sipas qeverisë do të vazhdojë të zbatohet tarifa e lirë për amvisëritë. Edhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilët deri më tani kanë paguar çmim industrial të energjisë elektrike, vetë do të të vendosin për furnizuesin e tyre energjetik.
“Duke pasur parasysh se 40 deri 50 përqind e prodhimit të ELEM-it është i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e amvisërive, kjo do të thotë që interesi i qytetarëve është i mbrojtur në pesë vitet e ardhshme. Me ligjin paraprak, që parashikonte liberalizim të plotë deri në vitin 2020, nëse çmimet e berzave do të rriteshin qytetarët do të kishin pësuar tronditje, tani me këtë mekanizëm, qytetarët nuk do të frikësohen për një gjë të tillë”, u shpreh zv/kryeministri për cështje ekonomike Koço Angjushev.
“Me të vetmin qëllim për ti mbrojtur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat janë edhe motor i ekonomisë së RM-së, ne ua kemi dhënë këtë mundësi dhe pikërisht me zgjedhjen e furnizuesit univerzal ato do të kenë mundësi që njëkohësisht edhe të reduktojnë kostot e operimit në ndërmarrjet e tyre, me këtë të bëhen më likvide por edhe më konkurente në treg”, u shpreh ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Zgjedhja e furnizuesit universal do të bëhet me ankand elektronik dhe kryetar i Komisionit kompetent në interes të transparencës së procedurës do të jetë anëtar i Akademisë së Shkencave, si anëtar do të jenë edhe përfaqësues të Qeverisë, Ministrisë së Ekonomisë dhe Komisionit Rregullator për energji.
Furnizuesi universal do të zgjidhet një herë në pesë vjet. Në rast të dështimit të procedurës, do të zbatohen rregullat aktuale për furnizimin me energji elektrike.
ERSAN PAJAZITI
