Maqedoni

In Memoriam: Ndërron jetë veterania e arsimit Vafire Sejfuli

17.09.2018 19:05

Mbrëmë ndërroi jetë veterania e Arsimit, Vafire Sejfuli, një ndër mësueset e para në Gostivar...

Ajo u lind me 23 mars 1948 dhe ishte femra e parë në këtë rajon, që hoqi ferexhenë dhe i tha jo paditurisë, duke iu përkushtuar arsimimit të fëmijëve.

Dëshmi për punën e saj vetëmohuese, janë gjeneratat e tëra të nxënësve që u edukuan dhe u arsimuan nga Vafire Sejfuli dhe u kthyen në mjekët, profesorët, inxhinierët dhe biznesmenët e ardhshëm.

Varrimi i të ndjerës bëhet neser ne ora 13.00 në varrezat e Banjicës në Gostivar.