Botë

Rruga e Kombit: Nis aplikimi i tarifës së pagesës

17.09.2018 19:36

Ka hyrë në fuqi prej sot pagesa rrugore në Rrugën e Kombit...

Për të shmangur vonesat gjatë pagesës apo radhë automjetesh, firma koncesionare ka vënë në dispozicion të drejtuesve të automjeteve 10 sportele, dy prej të cilave janë vetëm për banorët e qarkut të Kukësit.

Tarifa e kalimit për automjetet normale ëhstë 5 euro, përvec për banorët e zonës që paguajnë një shumë simpbolike prej 100 lekësh.

Gjithashtu, për kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pavarësisht nga klasa e automjetit, firma koncesionare ka aplikuar zbritje të tarifës në bazë të numrit të kalimeve në muaj.

Ato do të regjistrohen në sportelet e pagesës që do të funksionojnë gjatë 24 orëve.