Botë
Nigeri: Më shumë se 100 të vdekur nga përmbytjet
17.09.2018 19:55
Më shumë se 100 persona kanë vdekur nga përmbytjet që përfshinë 11 zona në Nigeri...

Më shumë se 100 persona kanë vdekur nga përmbytjet që përfshinë 11 zona në Nigeri, kur dy lumenjtë kryesor Niger dhe Benue , dolën nga shtrati duke përmbytur zonat përeth.
Shirat e dendura shkaktuan rritjen e nivelit të ujit në lumenj që rezultoi me një seri përmbytjesh në të gjithë vendin gjatë dy javëve.
Zonat rurale janë më të prekura dhe qeveria u ka kërkuar banorëve të zhvendosen në vende të sigurta.
Mijëra njerëz janë zhvendosur dhe tokat bujqësore janë shkatërruar nga përmbytjet në Nigerinë qendrore dhe jugore.
Në Niger State pasojat kanë qenë më të rënda pasi kanë vdekur më shumë se 40 persona.
