Botë

“Mangkhut” prek jugun e Kinës: Dy të vdekur, stuhia spostohet në brendësi

17.09.2018 20:21

Me kushte të ashpra atmosferike po përballet dhe Kina. Jugu i vendit është goditur nga tajfuni i dhunshëm Mangkhut...

Me kushte të ashpra atmosferike po përballet dhe Kina. Jugu i vendit  është goditur nga tajfuni i dhunshëm Mangkhut që shkaktoi më parë dhjetëra viktima në Filipine.

Dy persona mësohet të kenë gjetur vdekjen prej tij në provincë e Guandongut, dhe me e keqja nuk ka kaluar akoma, sepse stuhia është duke u spostuar më në brendësi të vendit ku janë dhe tre provinca të tjera të mëdha në rrugën e saj.