Botë

Zjarr i madh në një qendër tregtare në Bruklin

17.09.2018 20:48

Njëzet zjarrfikës dhe qytetarë janë lënduar në zjarrin që ka shpërthyer sot në qendrën tregtare Kings Plaza në Nju-Jork...

Zjarri ka filluar në parkingun në qendrën tregtare në rajonin Bruklin, ku kanë shpërthyer disa automjete.
 
Në aksionin për shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë mbi 200 zjarrfikësa me 50-të automjete.
 
Pjesa më e madhe e personave të lënduar janë zjarrfikësa, ndërsa asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën./mia