Maqedoni
Në Shkup 12 aksidente trafiku, karrotreci largoi 52 automjete
18.09.2018 09:54
Në gjithsej 12 aksidente trafiku që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup në njërën e ka humbur jetën një njeri....

Në gjithsej 12 aksidente trafiku që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup në njërën e ka humbur jetën një njeri, lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësorë, ndërsa lëndime trupore një bashkudhëtar. Në tre aksidente lëndime të rënda trupore kanë marrë tre persona, dy bashkudhëtarë dhe një çiklist, ndërsa në pesë lëndime trupore kanë marrë shtatë persona. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë kësaj fundjave policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Pesëdhjetë e një shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shoferë ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit, një shofer për rreshtim të parregullt, një shofer për tejkalim të parregullt, si dhe dy shoferë të biçikletave me motor, mopedëve dhe motoçikletave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse.
Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë.
Nga komunikacioni, janë përjashtuar gjithsej 15 shoferë dhe katër automjete të pa regjistruara. Prej tyre, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tetë shoferë para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe katër shoferë fillestarë. Janë hasur edhe 124 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec janë larguar 52 automjete.
Me rastin e "Javës Evropiane të mobilitetit" sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative nga fusha e komunikacionit në SHF "Partenie Zografski" në rajonin e komunës së Kisella Vodës./Mia
