Botë
Siria rrëzon avionin rus, 14 të vdekur, Moska: Izraeli përdori avionin tonë si mburojë
18.09.2018 10:45
Një avion ushtarak rus, me 14 persona në bord, u godit aksidentalisht nga ushtria siriane.,,

Avioni u rrëzua nga predhat e sistemit mbrojtëse S-200 të ushtrisë siriane, të blera nga Moska. Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Izraelin për vdekjen e 14 anëtarëve të ekuipazhit, pasi raketat siriane ishin drejtuar ndaj avionëve izraelitë që po sulmonin bazat e forcave të Bashar al-Assadit.
Avionët izraelitë F-16 përdorën qëllimisht avionin tonë si mburojë, njoftoi Moska, duke paralajmëruar se tashmë rusët kanë të drejtë të kundërpërgjigjen ndaj Izraelit. Tensioni sa vjen e shtohet në Siri vetëm një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai turk, Rexhep Taip Erdogan, ranë dakord për zona armëpushimi.
Një javë më parë, Rusia kreu sulme ajrore në zonën e mbajtur nga rebelët opozitarë, një veprim që u quajt masakër ndaj civilëve nga Erdogan.
