Maqedoni
Gashi: T’i themi “po” integrimit në NATO dhe BE
18.09.2018 11:28
Lëvizja BESA e Afrim Gashit, zhvilloi mbrëmë marshin në fshatrat e Komunës së Likovës....

Lëvizja BESA e Afrim Gashit, zhvilloi mbrëmë marshin në fshatrat e Komunës së Likovës për ta përmbyllur me tubimin në Opajë. Kreu i Besës, Afrim Gashi, përkujtoi rëndësinë e këtij momenti historik në të cilin gjendet vendi.
“Ne po ecim rrugën e sinqeritetit dhe moralit politik, ku të gjithë jemi bashkudhëtarë të kësaj rruge dhe kauze, në kohën kur edhe vendi ynë po kalon para një momenti tepër të rëndësishëm historik. “Po”-ja e referendumit më 30 shtator nënkupton implementim të Marrëveshjes së Prespës, “po”-ja nënkupton siguri, mirëqenie dhe stabilitet në vend dhe gjithashtu “po”-ja në 30 shtator nënkupton investime të reja. Mos harroni, historikisht shqiptarët janë të orientuar kah NATO-ja dhe BE-ja, dhe unë besoj sinqerisht se më 30 shtator, të gjithë së bashku, miq, shokë, familje dhe dashamirë të kësaj kauze, të dalim dhe masovikisht të jemi në krye të detyrës dhe t’i thënë “po” NATO-s dhe BE-së’’,- theksoi kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.
Edhe sekretari i Lëvizjes Besa, Skënder Rexhepi, dhe ministri i kulturës, Asaf Ademi, kërkuan votën e shqiptarëve në referendumin e 30 shtatorit, duke e cilësuar eurointegrimin e vendit si të vetmen rrugë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.
