Maqedoni
Gjykata Penale, seanca “Trajektorja” dhe “Tanku”
18.09.2018 11:48
Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja” dhe procedura e ndarë për “Tankun” të cilat janë lëndë hetimore të Prokurorisë Speciale Publike...

Në rastin e Prokurorisë Speciale “Trajektorja” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.
Ne seancën e djeshme gjyqësore per rastin Tanku, Sasho Arsov, i punësuar në Ministrinë e Brendshme për çështje të kontrollit të sigurisë tha se Mercedesi i blinduar ishte i nevojshëm për MBP-në. Ai tha se shtetet tjera posedojnë vetura me nivel të sigurisë edhe më të lartë dhe se edhe vendit tonë i nevojiten automjete të tilla me nivel më të lartë sigurie për funksionarët dhe delegacionet e huaja.
